Basha prezanton kandidatin në Berat: Rama-Meta burimi i çdo të keqeje
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në qytetin e Beratit ku ka prezantuar kandidatin e kësaj partie për zgjedhjet e 21 qershorit, Kasëm Mahmutaj.

Lideri i opozitës është njohur me shqetësimet dhe problematikat e banorëve të zonës dhe u ka bërë thirrje që të vendosin për të ardhmen e tyre.

"Nuk mund t'ia lëmë peng të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë, zullumit Rama-Meta. Ka ardhur koha që të çohemi në këmbë dhe t’i themi ndal kësaj mënxyre", u shpreh Basha.

Pas Beratit, kreu i PD-së ka qenë edhe në Kuçovë dhe në Urën Vajgurore ku ka prezantuar kandidatët për këto bashki.

Aty ai ka thënë se Rama-Meta janë burimi i çdo fatkeqësie dhe ngriti shqetësimin se aleatët në pushtet "mund t’i kthehen zakoneve më të të këqija, blerjes së votës". /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori