Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim
Basha ka pritur sot në zyrën e tij dhjetëra qytetarë, ku është njohur nga afër me kërkesat e tyre. E premtja në Bashkinë e Tiranës do të kthehet në një ditë ku qytetarët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të ndajnë me kryetarin dhe nënkryetarët çështjet që ata i shqetësojnë.
Disa nga problemet qe
qytetaret kanë paraqitur sot para kryebashkiakut kanë qenë çështje si, punësimi, prona dhe strehimi, infrastruktura, etj. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2011,
ora 14:36