Basha pret grupin diplomatik “Mirëserdhët në Tiranë”
Kryebashkiaku i Tiranës ka pritur gjatë ditës së sotme në Bashkinë e Tiranës grupin diplomatik “Mirëserdhët në Tiranë” duke e njohur me vlerat historike, kulturore dhe artistike të kryeqytetit.

Si promovuese e këtij klubi, zonja Liri Berisha u shpreh se, ai do të shërbejë për të njohur më mirë vlerat e njëri-tjetrit.

“E rëndësishme në krijimin e këtij klubi është që këto zonja, jo vetëm të njohin kulturën dhe historinë tonë, por edhe ne nëpërmjet aktiviteteve të njohim traditat, kulturën dhe historinë e vendeve prej nga ato vijnë”, tha zonja Berisha.

Vizita u zhvendos më tej në ambientet e muzeut të orëve “Kulturë dhe Vazhdimësi”,e cila është konceptuar si një rikthim i një vlerë të munguar për qytetin e Tiranës, pas mëse 10 vjetësh./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori