“Ne nuk jemi Neymar”, tifozt e Bayern ironizojnë çmimin e lartë të biletës

Bayern Munchen ia doli të triumfojë 0-1 në Parkun e Princave ndaj PSG. Të shumtë kanë qenë tifozët gjermanë që kanë udhëtuar në transfertë për të parë këtë ndeshje nga afër, por me të mbërritur kanë hasur në bileta me çmim të hidhur.

Për këtë arsye, tifozët bavarez kanë ironizuar me anë të një banderole.

“70 euro një biletë? Ej, nuk jemi ende Nejmarë ne. Edhe 20 euro janë shumë”, shkruhej në banderolë. Ndeshja kthimit luhet pas pak ditësh.


Shtuar 15.02.2023 17:50