Basha premton më shumë ujë për qytetarët
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar punën për përfundimin e ujësjellësit tek zona e “Kodrës së Priftit” i cili furnizon me ujë 35 mijë familje të kësaj zone.

Ky investim prej 50 milionë lekësh do të mundësojë furnizimin me ujë të kësaj zone dhe do të zëvendësojë sistemin e vjetër dhe të amortizuar.

“Ndërhyrje të tilla ne po ndërmarrim anembanë qytetit. Objektivi i Bashkisë është që brenda këtij viti, 95% e banorëve të qytetit të Tiranës të kenë lidhje me rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe të furnizohen nga ky rrjet me ujë të pijshëm. Paralelisht me këtë, vëmendja po kështu shkon tek menaxhimi i sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, me qëllim që brenda 4 viteve të ardhshme, varësia e qytetarëve nga depozitat të reduktohet ndjeshëm dhe qytetarët të furnizohen tërësisht nga burimet ujore të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve të Tiranë” – u
shpreh Kryebashkiaku Lulzim Basha.


Kryebashkiaku ka kërkuar nga qytetarët të mos shpërdoruar ujin e pijshëm, i cili është një ndër faktorët kryesorë të ujit të pakët në rubinetat e qytetarëve. Kryetari i Bashkisë ftoi qytetarët të ndërgjegjësohen, për të mos e shpërdoruar ujin.

Basha bëri të ditur se brenda pak javësh, do të hapet gara për rikualifikimin urban të “Kodrës së Priftit”, e cila do të mundësojë krahas ujësjellës-kanalizimit, edhe asfaltimin e rrugëve, shtimin e hapësirave të gjelbra dhe ofrimin e modelit të ri të qytetërimit në këtë zonë. /albeu.com/

Shtuar më 24/04/2012, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori