Basha për shtyrjen e Vettingut: Lojë kukafshehti
Kreu i opozitës Lulzim Basha e cilësoi si një lojë kukafshehti vendimin për të shtyrë me një javë afatin e pranimit të kandidaturave për komisionet "ad hoc" që do të shqyrtojnë kandidaturat për anëtar të institucioneve të reja në sistemin gjyqësor.

Basha e bërë këtë deklaratë nga çadra e demokratëve, ndërkohë që PD bojkotoi dje seancën parlamentare që u thirr për këtë qëllim.

Kreu i opozitës deklaroi se janë të vendosur për qeveri teknike. /Albeu.com/
Shtuar më 07/03/2017, ora 13:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori