Basha për 1300 kontenierët: Rama po kryen genocid ndaj shqiptarëve
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka folur sot për herë të parë në lidhje lajmet që qarkullojnë së fundmi për futjen e 1300 kontenierëve me lëndë kimike në Shqipëri.

Sipas Bashës, këto lajme presin konfirmime zyrtare, por duket se jemi përballë një krimi të paimagjinueshëm.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

“Në anën tjetër kemi këto të reja dhe të rinj dhe profesorë të nderuar. Njerëz me të ardhura të pakta ose pa të ardhura, por që kanë fuqi të na bëjnë të ndërgjegjshëm apo na shkundin nga gjumi për tu bërë bashkë me ta zëri i protestës kundër padrejtësisë.

Këta janë ndërgjegja e shoqërisë civile dhe njerëz si këta do kenë mbështetjen për të protestuat dhe për ti bërë sytë katër çdo dite kundër çdo qeverie e pushteti.

Rama erdhi në pushtet dhe me votat e atyre që menduan se do të anulonte ligjin e mbetjeve. Por pasi i mori këto vota Rama shkeli dhe këtë premtim. Duke çuar në parlament një ligj që i hap rrugë importit të mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri.

Shkelje flagrante dhe delegjitimim i një qeverisje dhe kryeministri
Lajmet po presin konfirmimin, por duket se jemi përballë një krimi të përmasave të paimagjinueshme. 1300 kontenierë me peshë prej 30 ton secili kanë hyrë dhe janë shpërndarë nëpër vendin tonë.

Rrezikojnë në mënyrë fondamentale shëndetin dhe sigurinë e shqiptarëve që ndodhen në zonat ku ato janë futur, ky është genocid ndaj shqiptarëve.

Kur krimi dikton axhendën e qeverisë ja çfarë ndodh.

Nëse po. Nëse duke shkelur kushtetutën dhe premtimin dhënë qytetarëve në 2013, nëse është sjellë si bandit e siguroj se bashkë me qytetarët do i rezervojmë të njëjtën përgjigje që i rezervohet një krimineli që kërcënon sigurinë e shqiptarëve.”
Shtuar më 06/03/2017, ora 19:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori