Basha poston pamje nga protesta: Askush nuk do ta marrë peng të ardhmen tonë Europiane (VIDEO)
“13 Maji ishte një ditë e jashtëzakonshme e bashkimit të qytetarëve për Shqipërinë si gjithë Europa”. Kështu deklaron kreu i PD-së Lulzim Basha i cili falënderon të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën marshim të së hënës. Ai përsvrit se nuk do të ndalen.

“Falënderoj nga zemra gjithë qytetarët që pavarësisht lodhjes, dhunimit, presionit, goditjes me gaz të pak orëve më parë, ata u derdhën në bulevardet e Tiranës si asnjëherë më parë në marshimin historik të shpresës.
Asgjë nuk do na pengojë në rrugën tonë drejt Europës! Askush nuk do ta marrë peng të ardhmen tonë Europiane! Asnjë hap pas! #ShqiperiasiEuropa”, shkruan Basha.
Shtuar më 14/05/2019, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori