"Detyrim kapari korruptiv", Basha denoncon pagesat për inceneratorët
Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në "Opinion" u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk largohet për t’i hapur rrugë qeverisë tranzitore dhe se opozita do të formojë një koalicion të madh për t’u përballur me të, duke mos u larguar nga zgjedhjet.

Gjithashtu Basha ka denoncuar pagesat për inceneratorët.

““Unë kam planin, vizionin dhe ambicien për të larguar Ramën një orë e më parë. PD dhe opozita e bashkuar do t’i fitojnë këto zgjedhje. Opozita e bashkuar ka vetëm një qëndrim. Kjo që ka ndodhur këto dy javës, ka qenë një manovër e dëshpëruar tipike e autokratëve në fund të mandatit të tyre.

I gjithë ky diskurs jo reforma zgjedhore, akti terrorist me Teatrin, përpjekja për të ringjallur debatin për reformën në drejtësi, është një përpjekje e Edi Ramës për të hequr vëmendjen e asaj që ndodh në Shqipëri, kriza e thellë ekonomike dhe politike. Sot më 28 maj i ka paguar këtyre të bandës së Lushnjës 720 mijë euro.

Detyrim kapari korruptiv. Është vepër kriminale e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt. Ky është një nga vendet e pakta ku unë jam censuruar”, tha Basha.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Nja tre herë kam bërë unë për këtë

Basha: Këtu kam folur për këtë dhe nuk jam censuruar

Fevziu: Kush ju ka censuruar?

Basha: Të gjithë pa përjashtim….është një nga bandat më të rrezikshme

Fevziu: Ju po thoni që edhe deklaratat e kryeopozitarit janë censuruara?

Basha: Po, pa diskutim, 400 milionë euro. Është një buxhet i madh që shpërndahet televizion më televizion, ekran më ekran e gazetë më gazetë…

Fevziu: Jeni të sigurte që nuk keni qenë ju gabim?

Basha: Po jam i sigurtë

Fevziu: A është detyrim kontraktual?

Basha: Me ligj është i detyruar të paguajë qytetarët, por nuk e bën këtë gjë, dhe paguan koncensionarët…
Shtuar më 28/05/2020, ora 22:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori