Basha: Plani i Ramës për të përçarë PD dështoi
Kryedemokrati Lulzim Basha duket i vendosur në aksionin e tij opozitar. Pasi ka lajmëruar nisjen e protestave, e radhës më 8 korrik, Basha thotë se qëndrimi i tyre është i pandryshuar. Mesazhin e dha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD.

“Qendrimi ynë është i pandryshueshëm, 30 qershori vetëm na motivon më shumë në vendosmërinë tonë: largimi i Edi Ramës, ndëshkim të politikanëve që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe të gjithë atyre që organizuan dhe zbatuan farsën e 30 qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira e të ndershme, parlamentare dhe lokale”,- shprehet ai.

Ai foli ndër të tjera edhe për një plan të kryeministrit Rama, për të përçarë opozitën, i cili, siç thotë, nuk ka gjetur zbatim.

“Edi Rama me kukuvajkat dhe mercenarët e tij dështuan në planin tashmë të zbardhur për ta përcarë PD dhe opozitën. PD dhe opozita dolën më të fortë dhe më të bashkuar nga 30 qershori. Ata nuk meritojnë asnjë vëmendje apo harxhim kohe. Injorojoni, përbuzini, e gjithë energjia në aksionin politik kundër padronit dhe financuesit të tyre, Edi Ramës”,- shton Basha.
Shtuar më 04/07/2019, ora 19:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori