Basha për televizonin italian: Më censuruan
Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur sot për intervistën e kryeministrit Rama në emisionin “Porta a Porta” në Itali.

Por lidhja e Bashës me skype, sipas tij është censuruar.

Në emisionin “Të paekspozuarit” Basha tha se ai u censurua dhe se ishte rënë dakord që koha e tij për të folur do të ishte tre minuta e gjysmë, ndërsa u transmetua vetëm një minutë e gjysmë.

“Më kanë censuruar marrëveshja ishte që do më jepnin tre minuta e gjysmë, por nuk e di çfarë ndodhi. Bëra një gabim. Nuk e di çfarë ndodhi më pas. Po nuk do komentoj këto. Këto janë pleshat e fundit të qenit që ka ngordhur”, u shpreh Basha.

“Unë nuk merrem më me Ramën, se ai është përfaqësues i një sistemi të shembur. Ai mund të bredhë si Arafati dhe asnjë se pret. Qoka mund të bëjë me lekët e shqiptarëve, por këto janë grahmat e fundit të tij. Ajo që duhet të merremi tani nuk është aksioni qytetar deri në zhbërjen de fakto të asamblesë së krimit, por ajo që e duhet të merrmi është ajo pas kësaj. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 23:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori