Basha për takimin me Metën, s'heq dorë nga "vendet e rezervuara"
Pas takimit me Metën ka folur dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili theksoi edhe një herë se nuk heq dorë nga formula me "vende të rezervuara" të emërimit të këshillave të gjyqësorit dhe prokurorëve.

Ai tha se ky ka qenë edhe rekomandimi i Komisionit të Venecias, në paragrafin 88, të cilin e lexoi gjatë konferencës. "Ishte insistimi ynë që “Venecia të ishte garant i moskapjes së drejtësisë. Ajo ka folur qartë dhe ka dhënë formulën sa i përket drejtësisë. PD-ja e ka pranuar këtë zgjidhje që u konfirmua edhe nga Euraliaus dhe Opdat.

Për PD-në kjo është e vetmja çështje që ndan palët. Ne jemi gati ta mbyllim këtë kapitull dhe të nisim nga puna, tha Basha. Ai konfirmoi se kreu i Kuvendit i kishte kërkuar falje për futjen në kalendarin e punimeve të Kuvendit të draftit të reformës në drejtësi dhe Basha e pranoi këtë falje, duke e cilësuar gabimin si një akt kriminal.

Basha akuzoi edhe një herë kryeministrin Rama se ka penguar reformën në drejtësi dhe se nuk pranon modelin me vende të rezervuara. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2016, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori