Basha për Ramën: Vulgaritet dhe fjalor i padenje shoqëruar me rrenën e ditës
Pëlqej
Direkt pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama sa i takon hapjes së vendeve të reja të punës, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Basha theksoi se nuk është hapur asnjë vend i ri pune, por ka mijëra të flakur në rrugë pasi janë larguar nga postet e tyre.

“Vulgaritet dhe fjalor i padenje shoqëruar me rrenën e ditës, ky është kryeministri ynë! Asnjë vend i ri pune por mijëra të flakur nga puna për shkak të taksave të larta dhe paligjshmërisë qeveritare. Ekonomi e dobët, e ardhme e pasigurte është e vërteta që prek sot çdo shqiptar! Ndërsa gjeli krekoset majë plehut!”-thuhet në mesazhin e Bashës.
Shtuar më 18/08/2014, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori