Basha për 8 Dhjetorin: "E duam Shqipërinë si gjithë Europa"
Kreu demokrat, Lulzim Basha në kuadër të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook.

Basha shkruan “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit.

Postimi i plotë i Bashës

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit.

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë. Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut – dhe fituan.

Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!


Shtuar më 08/12/2020, ora 08:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori