Basha reagon pas protestës: Pengesa është kryeministri i Avdylajve
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sot për herë të parë lidhur me anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ai është shprehur se beteja e opozitës së bashkuar do të vazhdojë deri në fund.
"Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!", shkruan Basha.


Reagimi i plotë:

Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!
Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!
Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm.#ShqiperiaSiEuropa 🇪🇺🇦🇱


Shtuar më 09/06/2019, ora 11:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori