Basha paralajmëron protesta: T’i kallim datën Qeverisë
Nga Shkodra, kreu i PD Lulzim Basha, paralajmëron nisjen e protestave kundër qeverisë. Deklarata e Bashës u bë gjatë aktivitetit të 25 vjetorit të demostratës së heshtur kundër regjimit komunist.

“Demokracia i ka rrënjët në Shkodër, shqiptarët përkulen më respekt për veprën tuaj. Ora e kurajos civile ka ardhur sërish”, u shpreh Basha, duke shtuar se dyshja Rama-Meta po udhëheq me dhunë dhe krim.

“Ky qytet nuk do lejoj udhëheqjen oligarkike. Protesta nga gjithë vendi, i kallin datën kësaj qeverie. Ne kemi shpallur projektin tonë drejt lirisë për t’u lidh me themelet tona”, tha Basha.

Ai ka vlerësuar shkodranët për qëndrimin ndaj regjimit komunist, duke kërkuar edhe nderimin e heronjve të demostratës së para 25 viteve.

“Mahnitemi me kurajon e shkodranëve për të rrezuar regjimin komunist. Nuk ishte rastësi që kjo demostratë shpërtheu në Shkodër”, tha Basha. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori