Basha paralajmëron protesta të fuqishme: Nuk ka marrëveshje me Edi Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me gazetarë është pyetur për çështjet më të nxehta lidhur me politikën në vend.

Basha foli përsa i përket dhe akuzave e socialistëve se është nën ndikimin rus. Ai tha se i vetmi me lidhje me Rusinë në vend është Rama.

"Shteti më pro Rus në Ballkan është Serbia. Presidenti i Republikës është Vuçiç i cili e konsideron Putin vëllain e tij të madh. Ata bashkë me Ramën tentuan të krijonin një destibalitet në Ballkan. Nëse ka një politikanë pro Rus në vend ai është Edi Astrit Rama Avdylaj", tha Basha.

Kryedemokrati Basha thotë se nuk ka për të bërë asnjë marrëveshje me Ramën por do të vazhdojë në rrugnë e protestave. Ai shtoi se ato do të jenë edhe më të fuqishme në Tiranë, pa e përcaktuar një datë të saktë.

“Nuk ka marrëveshje me Edi Ramën, nuk do të ketë. Nuk ka pauzë, nuk ka për të pasur pauzë. Protestat do vazhdojnë edhe më fuqishëm se kurrë më parë në Tiranë. Shqiptarët kanë detyrë të mbrojnë shtëpitë e tyre, të ardhmen e tyre”,- u shpreh Basha.

Shtuar më 13/06/2019, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori