Basha paralajmëron protesta popullore
Varfëria dhe papunësia në vend po rritet në përmasa të frikshme. Kështu u shpreh në mbledhjen e grupit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Sipas tij ekonomia e vendit sot është më e kërcënuar se kurrë dhe se synimet e shqiptarëve për një jetë më të mirë janë vënë më në rrezik se kurrë më parë.

Ekonomia është një nga fushat më të prekshme dhe më të ndjeshme për publikun, më e rëndësishmja dhe më impenjativja për ne si opozitë. Varfëria vetëm po rritet dhe papunësia vetëm po rritet. Prespektiva vetëm po mbyllet. Konsumi dhe investimet, dy nxitësit kryesor të mbajtjes gjallë të rritjes ekonomike janë tulatur dhe kanë rënë në nivele që nuk garantojnë më mbajtjen e rritjes ekonomike në një terren pozitiv” tha Basha.

Më tej Basha njoftoi mbajtjen e nje marshimi mbarepopullor me 20 shkurt, ne 23 vjetorin e rrezimit te bustit te Enver Hoxhes, si nje proteste kunder paligjshmerise se ngritur ne sistem nga qeveria Rama. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori