Basha: Pakti i Ramës me krimin vazhdon, protesta deri në largimin e qeverisë
Basha përshëndeti votimin e dekriminalizimit një ditë më parë në Kuvend dhe shprehu gatishmërinë e plotë të PD për zbatimin e kësaj pakete.

"Garantoj sot se paketa do të zbatohet pikë për pikë nga Partia Demokratike në çdo hap me funksionarët dhe të zgjedhurit tanë.

Për fat të keq, ka shenja të qarta se Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë të njëjtën gjë. U bëj thirrje socialistëve të ndershëm, që ata që u skarcuan nga dekriminalizimi të mos diktojnë dhe bëjnë ligjin në familjen e tyre politike sipas skemës së Edi Ramës”, tha Basha në një deklaratë për mediat.

Kreu i demokratëve e cilësoi votimin e dekriminalizimit si frut të punës së opozitës, që me mbështetjen e qytetarëve dhe SHBA “detyroi Edi Ramën që ta pranojë atë”.

Dekriminalizimi është një arritje e madhe për vendin dhe qytetarët shqiptarë dhe vlera më e madhe e këtij parimi është sepse arriti të sanksionohet si një ide që lindi nga opozita në pakicë në Parlament dhe u mbijetoi gjithë luftës dhe intrigave të Edi Ramës.

U realizua falë mbështetjes tuaj qytetarë dhe partnerëve amerikanë, duke bërë që të dorëzohet para saj edhe ai që e polli këtë të keqe”, deklaroi Basha.

Në fund të deklaratës, Basha ripërsëriti qëndrimin e opozitës për vijimin e protestave paqësore deri në largimin e qeverisë “Rama”. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2015, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori