Basha: Pajisja e përgjimit është futur pa lejen e Prokurorisë
Në një deklaratë për mediat, kreu i PD, Lulzim Basha, u shpreh se ekzistenca e një pajisje përgjuese është një skandal i vërtetë.

"Pajisja është futur pa marrë lejen e Prokurorisë, pa marrë leje si organizatë kriminale. Rama i lidhur drejtpërdrejtë. Nga dita që u bë publik skandali, Rama s'ka thënë asnjë fjalë. Përpjekjet e tij për të larguar vëmendjen nga skandali janë konfirmim së gjendurit para një mine të rradhës".

"Nesër paradite dëgjesë urgjente. Përgjimi i presidentit, gazetarëve, ambasadorëve e qytetarëve mafioz", tha më tej Basha. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2016, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori