Basha nxjerr emrin: Ky është "peshkaqeni" që nuk u kap sot
Pëlqej
Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar një dështim operacionin për arrestimin e 27 personave në Shqipëri pasi sipas tij nuk janë kapur "peshkaqenët".

Në këtë listë ai ka fitur edhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas Bashësh operacionet e fundit policore kanë shërbyer për fshirjen e dosjes së Dakos si një mënyrë për ta shpëtuar këtë të fundit.

"Vangjush Dako kryesori, të tjerët janë peshq të vegjël për të shpëtuar peshkun e madh të kësaj dosje Vangjush Dakon dhe për të shkatërruar prova të tjera.

Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela. Ngjarjet e djeshme janë pjesë e skenarit për prishjen e dosjes. Peshqit e vegjël do lirohen, akuzat do lehtësohen. Është pjesë e skenarit të prokurorisë.

Duke iu servirur opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë disa peshq të vegjël të mbyllet hetimi për Dakon dhe për të paktën 4 deputetë të tjerë socialistë.

Përpjekje propagandistike për ta shfryrë dosjen Dako me arrestimin e disa peshqve të vegjël ose të ngordhur.", tha Basha.
Shtuar më 22/10/2018, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori