Basha nxjerr emrat: Rama e dy ish-ministra blenë vota në Dibër
Për herë të parë nga Dibra, lideri i opozitës zbuloi emrat e “Dosjes 184”.

Sipas tij janë përgjuar në blerje votash dhe kontakte me Ymer Lalën dhe “horrat e tij” dy ish-ministra të qeverisë Rama, si Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

“Dosja 184 është fundi politik i Edi Ramës dhe bandës së hajdutëve. Në këtë dosje janë kapur gafil, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Sadri Abazi, Blerim Ndreu, Paulin Sterkaj, Ulsi Manja, Damian Gjiknuri duke bërë pazare me Ymer Lalën dhe krimin e organizuar për të blerë vota dhe për të mbushur kutitë e votimit, që të kapnin bashkinë e Dibrës dhe për të bërë eksperimentin që e vunë në zbatim në 2017”, theksoi kreu i PD.

"Edi Rama ka qejf të rrijë me Ymerl Lalën. Edi Rama dhe Ymer Lala do të rrinë bashkë në qelitë e burgut 313, aty ku e kanë vendin të gjithë at që kryen vjedhjen e votave dhe instalimin e një pushteti kriminal”, tha mw pas Basha./albeu.com/
Shtuar më 13/03/2019, ora 11:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori