Basha nuk tërhiqet: Jo zgjedhje me këtë hartë territoriale
Pëlqej
Zgjedhje me këtë hartë territoriale nuk ka, dhe nuk ka për të pasur.” Kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një interviste në emisionin “Fakt”.


Zgjedhje në tavolinë në këtë vend nuk ka për të pasur. Ose do të ketë zgjedhje të vërteta, të lira, dhe të ndershme, ose zgjedhje të tjera në këtë vend nuk ka për të pasur. Çdokush që merr përsipër barrën të eleminojë, çdokush që i futet aventurës të eleminojë instrumentin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta që për definicion mund të bëhen vetëm me opozitën dhe jo pa opozitën, i është futur rrugës së delegjitimit total të tij”, ka deklaruar Basha.

Ai është shprehur gjithashtu se kongresi i demokratëve për zgjedhjen e strukturave do të mbahet më 27-28 shtator dhe ka theksuar se nuk do të bisedojë me Ramën për Guvernatorin e ri, pasi kjo është një kopetencë e Presidentit.

Shtuar më 09/09/2014, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori