Basha: Nuk synoj karriken e pushtetit për t'u bërë kryeministër
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij si i ftuar i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin në Lubjanë të Sllovenisë, ka prekur disa tema, që në Shqipëri janë mës aktuale.

Sipas Bashës, e gjithë kjo lëvizje politike (braktisja e mandateve) nuk synon thjesht karriken e pushtetit, por dhënien fund të tranzicionit politik në Shqipëri.

“Kërkojmë zbatim real të ligjit, jo fals, zgjedhje të vërteta dhe jo false, një parlament ku qeveria jep llogari dhe jo një media të lirë dhe të pavarur, jo liri false, Kjo është diçka më shumë se zgjedhjet e rradhës. Partia ime nuk ka lindur si parti e zakonshme, lindi si lëvizje e Rinisë, ne nuk synojmë thjesht pushtetin, por dhënien fund të tranzicionit”, është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Shtuar më 15/04/2019, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori