Basha nuk ndalet: Unë do të qëndroj këtu deri në largimin e kësaj qeverie (VIDEO)
Emisioni “Opinion” i mbrëmjes së sotme është zhvendosur në çadrat e protestës së opozitës. Blendi Fevziu është duke intervistuar liderin e opozitës Lulëzim Basha në një studio të improvizuar mes protestuesve.

Basha është shprehur se në Shqipëri kemi të bëjmë me një demokraci fasad. Sipas Bashës kjo që po ndodh sot nuk është miting politik, po është ngritja e popullit për ti thënë jo krimit dhe bandave. “Në vijmë si një parti e rinovuar në vendimmarrje dhe në lidership, ka me dhjetëra të rinj dhe të reja të cilët kanë studiuar këtu dhe në vendet perëndimore, e vijnë në PD për të dhënë idetë e tyre”, ka deklaruar Basha.

Më tej Basha është shprehur i vendosur se protestën do ta çoj deri në fund, derisa qeveria të pranoj kërkesat e opozitës “Unë do të qëndroj këtu deri në fitoren e kauzës së qytetarëve, deri në largimin e kësaj qeverie dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, është shprehur Basha./Albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 21:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori