Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim
Basha ndodhet në Slloveni në një aktivitet mbi sundimin e ligjit në vendet që kërkojnë integrimin në Bashkimin Europian. Lideri demokrat gjatë fjalës së tij kërkoi aplikimin në
Shqipëri të ashtuquajturit 'Raporti
Priebe' (Komision me ekspertë ndërkombëtarë).
"Monitorimi më efektiv i reformave të
Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti
Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe
sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015.
Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e
Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e
Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në
Shqipëri" tha
Basha.
Opozita në
Shqipëri ka djegur mandatet duke dalë në rrugë, ndërsa ka zhvilluar nëntë protesta duke kërkuar largimin e qeverisë
Rama nga pushteti, pasi e cilëson si të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Por
Rama ka deklaruar se nuk ka për të pasur zgjedhje parlamentare para vitit 2021.
Shtuar më 15/04/2019,
ora 17:06