Basha nuk i ndahet Ramës: Tu deshën dy ditë për të manipuluar faktet
"Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehurvërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më!"

Në kohën kur edhe pak minuta na ndajnë nga deklarata publike e Ramës, sa i takon numrit të pacientëve të vdekur dhe fshehjes së numrave, një kundërpërgjigje vjen nga kreu demokrat, Lulzim Basha.

Kreu i opozitës shprehet me ironi se pas denoncimit të tij, kreut të qeverisë iu deshën dy ditë për tu menduar, se si të justifikohej.

Sipas tij, kjo ishte një kohë e mjaftueshme për të manipuluar faktet, dhe për të fshehurvërtetën.

Statusi:

Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur.

Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehurvërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më!

Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë.
Shtuar më 21/11/2020, ora 18:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori