Basha nuk i bën rrugët “shkel e shko”
Me një investim prej 13,7 milionë lekësh Bashkia e Tiranës përfundoi ndërtimin e segmentit rrugor që lidh rrugën “Skënder Jareci” deri tek shinat e Trenit, në njësinë numër 9.

Në ceremoninë e përfundimit të punimeve, mori pjesë edhe kryebashkiaku Basha i cili u shpreh se është bërë edhe ndryshimi në cilësinë e punës që është bërë “shkel e shko

“Me përfundimin e rrugës së “Filantos” sot, është fare i qartë kontrasti midis asaj çka nuk është bërë për 11 vite me radhë dhe asaj që ne po bëjmë brenda një kohe të shkurtër, prej më pak se dy vitesh, por po kaq i qartë është edhe ndryshimi në cilësinë e punës që është bërë “shkel e shko” në raste të caktuara por që edhe në atë përmasë “shkel e shko” nuk mbulon as një të pesëdhjetën e nevojave të kësaj lagjeje. Sot, inaugurojmë përfundimin e rrugës këtu, me të gjithë parametrat, duke përfshirë edhe rindërtimin e mureve rrethues, sipas standardit që tashmë kemi vendosur anembanë qytetit” – u shpreh Basha.

Kryebashkiaku Basha ka garantuar banorët e bllokut numër 53 që ndodhet pranë kësaj rruge, se i njëjti standard do të përdoret edhe në rrugët dhe rrugicat e tij. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2013, ora 14:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori