Basha: Nuk do të lejojmë të mbahen zgjedhjet, vetëm pa Ramën marr pjesë
Krydemokrati Lulzim Basha nga Vora tha se Rama po përpiqet të shkatërrojë demokracinë me zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm teksa propozoi një platformë dialoguese gjithëpërfshirëse të cilën e quajti referendum popullor. Basha theksoi se zgjedhjet do të mund t’i bëjë vetëm qeveria tranzitore.

"Rama përpiqet të agjësojë demokracinë me zgjedhjet e 30 qershorit. Rama tani bëhet gati që për hir të paktit të tij me krimin të asgjësojë demokracinë. Me një mesazh po i them se nuk do lejojmë më zgjedhje me krimin dhe me hajdutët, do ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Ramën kryeministër. Por ne nuk do të lejojmë më zgjedhje me krimin. Do të garantojmë zgjedhje të parakohshme që deputetët dhe kryebashkiakët të mos jenë peng të oligarkëve. Kjo është beteja jonë dhe shqiptarët janë bashkuar. Do të derdhemi në 25 Maj me shpresën dhe besimin tek e nesërmja. Trafikantët dhe kriminelët nuk ndëshkohen por mbrohen.
Shtuar më 23/05/2019, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori