Basha: Njohja e Kosovës proces i pakthyeshëm
Albeu.com
Shefi i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha deklaroi se procesi i pakthyeshëm i njohjes së Kosovës nga anëtarët e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, do të vazhdojë, do të konsolidohet dhe nuk do të ketë kthim mbrapa.“Njohja e Kosovës ka hyrë në një fazë të dytë. Jo vetëm diplomacia shqiptare, por edhe diplomacitë e tjera aleate janë konfidente përsa i përket fazës aktuale (me njohjen nga) 47 vende”, tha Basha për Zërin e Amerikës.

Sipas tij, është e nevojshme që puna të vazhdojë më tej dhe më shumë vende ta njohin Kosovën.

“Në këtë kuadër, po punohet ngushtësisht me vendet e rajonit, në radhë të parë fqinjët e menjëhershëm të Kosovës, që janë edhe fqinjë të menjëhershëm të Shqipërisë. Po punohet intensivisht me grupet rajonale, veçanërisht ato që i përkasin të ashtuquajturave grupe të paangazhuara që përbëhen kryesisht nga vende afrikane dhe vende të tjera anëtare të organizatës së Konferencës Islamike”, theksoi shefi i diplomacisë shqiptare.

Ministri i Basha theksoi gjatë javës së ardshme në Nju Jork do të vazhdojnë përpjekjet e diplomacis amerikane dhe shqiptare për të lobuar njohjen e Kosovës.


Ndërkohë, ai vlerësoi se kostoja e veprimtarisë së diplomacisë serbe, apo diplomacive të tjera të cilat synojnë bllokimin e këtij procesi do të rritet pambarimisht dhe rezultatet do të jenë gjithmonë e më të pakta. (INA)
Shtuar më 20/09/2008, ora 16:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori