Basha një hap para Ramës, mbledh mjekët në selinë e PD
Kryedemokrati Lulzim Basha ka thërritur mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë në selinë e PD. Takimi i tyre do të nisë pas rreth 15-20 minutash.

Kjo lëvizje e Bashës tregon se është një hap para Ramës, i cili ftoi për takim mjekët ditën e nesërme në orën 09:00 në kryeministri.

Reagimi i Bashës dhe Ramës erdhi pasi mjekët paralajmëruan një protestë ditën e nesërme në orën 10:00 para oborrit të QSUT-së, por policia u ka refuzuar lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie.

Shtuar më 23/09/2020, ora 18:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori