Basha nis premtimet: Kur të vij në pushtet do të burgosen ata që vjedhin
Kryetari i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, ka qenë edhe njëherë i qartë përsa i përket zgjedhjeve që presupozohen të mbahen në 30 qershor, duke shprehur bindjen e Partisë Demokratike se zgjedhje me Ramën nuk ka për të pasur.

Në lidhje telefonike nga Shkodra me emisionin “Të paeskpozuarit”, Basha foli edhe për aksionin e sotëm opozitar si edhe aludimet se me këtë protestë, opozita po kërkon pushtet në tavolinë.

" Ky njeri nuk mund të jetë në krye të qeverisë, sepse në krye të qeverisë ai nuk garanton zgjedhje po i dhunon

Me largimin e Ramës, i hapet rruga një pakti të të gjitha parive, ku përfshihet edhe Partia Socialiste, për tju treguar shqiptarëve që kushdo që vjedh vota shkon në burg." tha Basha.
Shtuar më 25/04/2019, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori