Basha nis fushatën për Tiranën nëpërmjet Facebook-ut
Lulzim Basha
Lulzim Basha ka nisur fushatën për t’u zgjedhur kandidatët për Bashkinë e Tiranës. Këtë gjë, ministri aktual i Brendshëm e ka bërë me anë të rrjetit më të njohur social në botë, Facebook.

Në ditët e fundit, mbështetësit e Bashës kanë hapur dy faqe në Facebook, në të cilat kërkohet mbështetja për të në garën që do të zhvillojë për kreun e Bashkisë së Tiranës. Një prej faqeve ka 93 fansa, ndërsa faqja tjetër ka 10.038 fansa.

Lulzim Basha ende nuk është shpallur zyrtarisht si kandidat i mazhorancës për Tiranën, por kryeministri Berisha ka lënë të nënkuptohet se do të jetë pikërisht ai që do të përballet me Edi Ramën. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2011, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori