Basha: Ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura
Kreu i PD, Lulzim Basha, është shprehur se vrasjet sot në Paris ishin tronditëse, ndërsa PD qëndron përkrah Francës në luftën kundër terrorizmit.

"Sulmi dhe vrasjet që ndodhën sot në Paris ndaj revistës “Charlie Hebdo” dhe stafit të saj, ishin thellësisht tronditëse.

Duke i dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte terroriste, dhe përcjellë ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura si dhe shpresën e përmirësimit për jetët e rrezikuara, Partia Demokratike qëndron përkrah Francës e aleatëve në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtjen e përhershme të lirisë e fjales së lirë", ka shkruar Basha në rrjetin social Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori