Basha ngatërrohet me emrin e bandës, plasin të qeshurat në Kuvend
Pëlqej
Kreu i opozitës është duke mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend duke akuzuar Kryeministrin Rama se është bërë njësh me krimin në të gjithë qytetet e vendit.

"Me krimin fituat zgjedhjet në Durrës me Gjushin dhe bandat e Durrësit dhe Shijakut, në Elbasan me bandën e Qazim Sejdinit, në Korçë me Rragamin e famshëm dhe bandën e gjashtë dyqaneve"., - tha Basha, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, në përfundim të fjalisë së tij, filluan të qeshurat në sallë ku Taulant Balla i kujtoi se lagjja në Korçë për të cilën flet Basha nuk quhej "Gjashtë dyqanet", por "Pesë dyqaneve".

Basha iu përgjigje mënjeherë duke thënë se e çuditshme që Balla i njeh edhe bandat e Korçës, pasi ai ushtron aktivitetin me bandat e Elbasanit dhe Librazhdit. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2017, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori