Basha nga Pogradeci prezanton tre shtyllat kryesore të platformës Pro-biznes të PD-së
Gjatë ndalesë së tij të rradhës në qytetin e Pogradecit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e akuzoi kryeministrin Edi Rama si terrorizues të biznesit në vend.

Sipas liderit të opozitës, kreu i qeverisë po përdor policinë për të grabitur zgjedhjet e për të mbajtur pushtetin, që e dërgon në dyert e biznesit, që policinë e ka kthyer në kompani private nën shërbimin e tij personal, nuk e ka jetën politike te gjatë.

Por Basha foli shkurtimisht edhe për 3 shtyllat kryesore të platformës probiznes të Partisë Demokratike:

1. Biznesi do të ketë një pullë fiskale që tregon që janë kryer detyrimet ndaj shtetit dhe e asnjë zyrtar shteti nuk do të abuzojë me kontrollet ilegale. Asnjë polic nuk do guxojë të dhunojë biznese dhe sipërmarrje.

2. Ne do të ndërmarrim nismën e uljes së taksave për bizneset dhe për të përmiresuar klimën e biznesit në vend.

3. Taksa 9% mbi të ardhurat dhe tatim fitimin, si dhe shmangia e patrullave gjobëvënëse, taksë 0 për biznesin e vogël. Një paketë e plotë incentivash fiskale në shërbim të biznesit dhe investitorëve.

Basha vijoi më tej duke u shprehur se, PD beson tek tregu i lirë, tek shpirti sipërmarrës dhe se, bashkë me qytetarët, do të punojmë së bashku për një Shqipëri të begatë.

Që prej 1 janarit 2014, Shqipëria ka në fuqi taksën progresive, e cila është provuar si barrë për xhepat e qytetarëve shqiptarë.
Shtuar më 30/07/2019, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori