Basha nga Londra: Do heqim taksën e qarkullimit dhe taksat e rrugëve
Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh gjatë një takimi me shqiptarë në Londër se PD nuk do të lejojë vendosjen e taksës në rrugën Tiranë-Durrës, ndërsa do ta heqin atë që është vendosur në "Rrugën e Kombit".

“Mua m’u ngarkua detyrë ndërtimi i rrugës dhe më dhemb në zemër të shoh që diçka qe u bë me lekët e shqiptarëve tani u kërkojnë shqiptarëve të paguajnë 2-3 fish. Paguajnë edhe taksën e rrugës, edhe taksën e qarkullimit. Asnjëra prej tyre nuk do të ekzistojë kur PD të jetë në pushtet. Pse nuk do të ekzistojnë? Sepse të dyja varfërojnë shqiptarët.

Duke i hequr këto të dyja, ne mundësojmë që të ketë më shumë qarkullim. Kjo është ndarja me thikë midis atyre që e kanë mendjen vetëm tek taksat, vetëm tek shtrëngimi, që është Shqipëria e frikës dhe Shqipërisë së lirisë. Shqipëria dhe shqiptarët do të pasuruhen shumë më shumë me taksa të ulëta, sepse do të kenë më shumë motiv për të punuar dhe vetëm puna dhe inicistiva e lirë e pasuron një komb”, deklaroi Basha.
Shtuar më 18/05/2019, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori