Basha nga Dibra sulmon PDIU: U ka ngel koka në qypin e turshive
Kreu i PD-së, Lulzim Basha sot gjendet në Dibër në një takim elektoral me banorët e zonës.

Gjatë fjalës së tij para banorëve ai u ka bërë thirrje dibranëve të votojnë PD dhe të bëjnë bashkimin më të madh të opozitës në këto 27 vite.

Basha nuk ka kursyer as akuzat ndaj kryeministrit Rama, të cilën e ka etiketuar “Edi tuta” dhe ka kërkuar nga dibranët dhe gjithë shqiptarët të mos hedhin asnjë votë dëm duke ua dhënë partive të vogla.

“Asnjë votë PDIU-së që ka hyrë më kokë në qypin e turshive, ta dinë ata, më mirë hidhini në Drin votat se me ua dhënë këtyre, atje do e hajë në ndonjë peshk i vogël, asnjë votë për Ramën dhe Beqen, asnjë votë për partitë e tjera”- tha Basha.

Ai u ka kërkuar besimin shqiptarëve për të bërë ndryshimin që i duhet vendit, duke numëruar gjithë detajet e planit ekonomik të PD hartuar nga ekspertët më të mirë.

“Më jepni mundësinë, Rama nuk merr vesh nga ekonomia. Ndëshkim mashtruesve, asnjë votë shushunjave, më mirë në Drin të Zi”- tha Basha. /albeu.com/



Shtuar më 10/06/2017, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori