Basha: Nese deshtojne 120 ditet, Shqiperia do te njohe pavarsine e Kosoves
Albeu.com
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, u shpreh se nëse bisedimet 120 ditore Prishtinë-Beograd për çështjen e statusit të Kosovës nuk arrijnë një rezultat, ne jemi gati për një zbatim të menjëhershëm të Paketës Ahtisari, në bashkëpunim dhe me aleatët tanë në Uashington dhe Bruksel.Ne nuk do të ngurrojmë dhe jemi gati që në fund të këtij procesi të marrim të gjitha vendimet e duhura, në bashkërendim me Prishtinën zyrtare dhe me aleatët tanë në Uashington e Bruksel. Kjo, sigurisht nuk përjashton, përkundrazi në varësi dhe të zhvillimeve, përforcon mundësinë e një zbatimi të menjëhershëm të paketës Ahtisari, pas ezaurimit të kësaj mundësie të cilën Shqipëria, ashtu si shumë vende të tjera europiane e shohin si mundësinë e fundit për arritjen e një marrëveshje, tha Basha.
Ministri Basha, ndërsa pohoi se procesi i negociatave 120 ditore nuk duhet paragjykuar", pranon se nuk është shumë optimist për të arritur atë çfarë kërkohet. ALN
Shtuar më 06/09/2007, ora 21:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori