Lefter Koka flet për herë të parë pas arrestimit

Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, ka folur për herë të parë pas arrestimit nga SPAK.

Bëhet me dije se Koka, pas arrestimit, i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Komentet ai i ka bërë në seancën e sotme përmes avokatit të tij, ku ka thënë se ka respektuar ligjin, duke mohuar akuzat. “Kam respektuar ligjin”, mësohet të ketë thënë ai.

Sakaq, gazetari Ermal Vija bën me dije se seanca me dyer të mbyllura ka përfunduar dhe se trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua dy ditë më parë me parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi nga SPAK për çështjen e inceneratorëve. Koka akuzohet për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”./albeu.com/


Shtuar 16.12.2021 12:46