Basha në Vlorë: Shqiptarët të bashkuar kundër dyshes Rama-Meta
Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi nga Vlora se shqiptarët pavarësisht bindjeve politike po bashkohen kundër dyshes Rama-Meta. Në protestën e zhvilluar ditën e sotme nga Partia Demokratike në qytetin e Vlorës, ku qytetarë të shumtë me pankarat "Rama ik", Meta ik" i janë përgjigjur thirrjes së PD-së dhe kanë dalë në protestë kundër qebverisë.

Në krah të Kreut të PD përveç deputetëve të tij, ishte dhe deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri, i cili u ka bërë thirrje qytarëve të bashkohen kundër qeverisë, pavarësisht kreut të kësaj partie, Shpëtim Idrizi që është bashkuar me koalicionin e majtë.

Basha është shprehur se qytetarët e Vlorës janë të bashkuar në shesh, për të protestuar kundër nëpërkëmbjes së dinjitetit të tyre. Basha tha se vendi dhe qytetarët po përballen me probleme të mëdha ekonomike, me taksa të rritura me mungesë sigurie, ndryshe nga se premtoi PS-ja dhe kryeminsistri Rama në zgjedhje.

"Jemi në Vorë, aty ku është zanafilla e shtetit shqiptar, tek ky shesh që quhet Pavarsia sepse Vlora e ka të qëndisur me dorën e saj historinë. Nuk ka arsye më të fortë për qytetarët, vlonjatët të bashkohen në sheshin Pavarsia së sa dinjiteti i tyre.
Dinjitet që u është nëpërkëmbër prej dy vitesh nga dyshja Rama-Meta. Në çdo qytet, në çdo fshat të Shqipërisë, në çdo lagje në çdo shtëpi kam prekur e po prek në fjalët, vështrimet, në dhimbjen e njerëzve, shpirtin e tyre revoltën kundër pabesisë së një qeverie që grisi premtimet me të cilat mori votën. Revolta është mbarëkombëtare, pa dallime politike, shqiptarët po bashkohen rreth PD-së dhe kundër dyshesh Rama-Meta", deklaroi kreu demokrat, Lulzim Basha. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori