Basha në Vienë me përfaqësuesit e OSBE: Në zgjedhje pa Ramën kryeministër
Kryedemokrati Lulzim Basha duket se nuk ka bërë asnjë hap pas, teksa përsërit nga Vjena kushtin e tij.

Duke komentuar vizitën dhe takimet me OSBE, Basha shkruan se opozita shkon në zgjedhje vetëm pa Edi Ramën në krye të qeverisë.

“Në Vienë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve” – shkruan Lulzim Basha në Twitter.

Shtuar më 18/07/2019, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori