Basha në SHBA, takime me zyrtarët për "Drejtësinë" dhe Dekriminalizimin
Çështja e Reformës në Drejtësi dhe Dekriminalizimi pritet të jenë në fokus të një diskutimi me zyrtarët më të lartë në SHBA. Kreu i PD, Lulzim Basha, do të niset sot për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të qëndrojë për pesë ditë.

Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, Basha do të takohet me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të Kongresit Amerikan.

Basha niset për në SHBA nga Viena, ku dje mori pjesë në takimin e Partive Popullore Europiane. Në këtë vizitë të rëndësishme, kryetari i demokratëve shoqërohet nga deputetët Gent Strazimiri, Jorida Tabaku dhe këshilltari për politikën e jashtme, Mal Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2016, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori