Basha: Në MB 116 gra dhe 117 meshkuj, duhet të ikë 1 burrë
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha i cili ka uruar gratë e policisë në ditën e 8 marsit, lëshoi një batutë gjatë ceremonisë, duke theksuar se administrata e Ministrisë së Brendshme dhe ajo në varësi të saj, do të jetë e balancuar 50 me 50 në raport mes femrave dhe meshkujve.

"Në kuadrin e ministrisë së Brendshme jemi 116 gra dhe 117 burra. Dhe nëse ndonjërit prej nesh i ka ardhur radha të largohet shpejt, balanca do të jetë e plotë dhe mund të rivendoset përsëri në favor të grave".

Kjo ka qenë batuta e ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha. Ai e artikuloi këtë deklaratë, gjatë komunikimit me me drejtorin e Përgjithshem të Policisë së shtetit Hysni Burgaj, gjate aktivitetit festiv te 8 marsit, me grate dhe vajzat e ministrise se Brendshme dhe policise.

Basha ka lene te kuptohet se do te jete ai qe do te largohet shpejt nga pozicioni qe mban per te qene kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranes. Ministri uroi te gjitha gratë dhe vajzat e institucioneve në varësi të Ministrisë së Brendshme, duke deklaruar se nje tjeter prioritet i qeverise do te jete rritja e përfaqësimit te grave ne keto institucione.

Gratë përbëjnë rreth 10 % të numrit të punonjësve të policisë së shtetit.
Shtuar më 08/03/2011, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori