Basha në Delvinë: Demokratë, mos flini mbi dafina!
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, nga Kuvendet Zgjedhore të PD-së në Gjirokastër dhe Delvinë, iu ka tërhequr vëmendjen demokratëve në të gjithë vendin që të bëhen gati për ringritjen e partisë dhe të mos i bëjnë llogaritë me dështimet e qeverisë.

“Ne nuk mund të flemë mbi dafina se kundërshtari po diskrititohet nga dita në ditë e se mund ta marrim këtë si shkallaren e ardhjes tonë në pushtet. Ne nuk mund të fërkojmë duart e të bëjmë llogaritë me dështimet e kundërshtarit por duhet të bëhemi gati për ngritjen dhe ringritjen tonë.
Përmes votës së lirë do të merrni përgjegjësinë tuaj si njerëz të lirë për të zgjedhur ekipin që ju mendoni se do t’ju udhëhequr drejt fitores, dhe do të keni drejtuesin që zgjidhni vetë", u shpreh Basha.

Duke iu referuar qeverisjes së vendit, kreu i opozitës vlerësoi se ajo “po zvarritet drejt 300 ditëshit të parë, por që shqiptarëve po u duket si 3 shekuj". /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2014, ora 15:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori