Basha: Në aksion për largimin e qeverisë
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se opozita është duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme dhe për largimin e qeverisë.

Ai nënvizoi se misioni i opozitës për vitin 2016 është largimi i kësaj qeverie dhe përballja me dyshen Rama-Meta, të cilën ai e quajti oligarki.

"Sa i takon zgjedhjeve, PD është përgatitur dhe do të konkurrojë përballë dyshes Rama-Meta. Ata janë oligarkia, ne jemi demokracia. Viti 2016 është vit i intensifikimit të aksionit tonë politik për largimin e qeverisë. Ky vit parashikohet të jetë akoma më i keq për ekonominë. Programi i PD është oferta për shqiptarët, që parashikon zhvillim, punësim, stimulim të ekonomisë, zhvillim të bujqësisë, infrastrukturë, taksa të ulëta, taksë e sheshtë 9%, zbritja e TVSH, janë disa elementë”, tha Basha. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2016, ora 13:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori