Basha ndjek punimet tek 'Nënë Tereza': Ne flasim me vepra jo me llogje
Pëlqej
Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u shpreh sot se restaurimi i sheshit "Nënë Tereza" ishte një projekt i Bashkisë së kryqytetit parashikuar të nisë në vitin e ardhshëm por që u parapri për shkak të vizitës së Papa Françeskut. Gjatë inspektimeve të punimeve, Basha theksoi se me projektet e realizuara bashkia po tregon se po flet me vepra dhe jo me lloqe.

“Kemi bërë të mundur nisjen e një plani për rehabilitimin e sheshit ‘Nënë Tereza’, i cili prej një dekadë e gjysëm nuk ka asnjë fasilitet, por që në orët e vona kthehet në pistë garash të paligjshme, por me projektin tonë do t’i kthehet qytetarëve. Investimi i Bashkisë së Tiranës, ishte parashikuar vitin e ardhshëm, por për shkak të vizitës së Papës kemi marrë nismën e nisjes së projektit, për t’i bërë një pritje Papës siç i ka hije shqiptarëve. Pas vizitës puna do të intensifikohet, për ta shndërruar në një nga zonat më të frekuentura. Punimet do të vijojë në të gjitha fazat, që të mbarojë në një kohë të shkurtër. Ky shesh nuk do të jetë më vatër e trafikut por një shesh pedonal dhe çlodhje. Bashkia përmes projekteve që ka i ka rikthyer vëmendjen edhe qendrave të lëna pas dore, sicc është sheshi ‘Nënë Tereza’, sicc mbeti për fat të keq edhe sheshi ‘Skënderbej’, deri sa vumë dorën. Bashkia e Tiranës flet me vepra dhe jo me llogje.” tha Basha

I pyetur nëse rehabilitimi i sheshit është projekt i qeverisë apo bashkisë, Basha u shpreh se e rëndësishme është që institucioni që ai drejton po bën punën që të tjerët nuk e bënë. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori