Shtrenjtimi i energjisë, eksperti: Familja që kosumon 700 kWh do paguajë 3-fish më shumë

Qeveria bëri me dije ditën e djeshme se se të gjitha ato familje që harxhojnë  më shumë se 700 kWh energji elektrike në muaj do ta paguajnë më shtrenjtë, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Azmer Duleviç- Pedagog dhe ekspert i energjisë nga studioja e “Abc Live” deklaroi se me çmimin e ri një familje mesatare që do të harxhojë  më shumë se 700 këh energji do të paguajë trefishin e çmimit aktual.

“Në një familje mesatare që nëse harxhon 700 këv orë fatura do të jetë 66 mijë-67 mijë lekë të vjetra. Me ndryshimin e ri i bie që kjo familje që konsumon kaq kë, me çmimin e ri do paguajë 219 mijë lekë të vjetra, pra gati 3 fish më shumë sesa paguan aktualisht. Sipas statistikave mbi 33 mijë që preken direkt nga kjo rritje”, tha ai.

Nëse ky vendim merret përfundimisht eksperti tha se mbi 33 mijë abonentë preken direkt nga kjo rritje. Ai sugjeroi që kjo fashë duhet të ndryshohet dhe të bëhet mbi njëmijë kilovat/orë.

“Kjo fashë duhet të ndryshohet për mendimin tim duhet të jetë mbi njëmijë kilovat/orë. 70 kilovat orë prekin një numër shumë të madh familjesh. Nëse e çojmë deri në 1 mijë kilovat orë do jetë më i vogël numri i familjeve që preket. Një familje e re dhe me fëmijë të vegjël e përdor energjinë për t’u ngrohur”./abcnews.al


Shtuar 14.04.2022 12:40

Tags: