Çfarë ka humbur, Roma nuk e transferoi Haaland për vetëm 4 milion euro

Skuadra e Romës ka pasur një mundësi ideale që të kishte tashmë në skuadër një nga sulmuesit më të mirë të momentit mbi të gjitha për një të ardhme të sigurtë, Erling Haalnd.

Ish-drejtori sportiv i klubit romak, Ramon Rodriguez i njohur si “Monchi”, refuzoi që ta blente lojtarin anise kishte mundësinë e artë në dorë për të nënshkruar me norvegjezin.

4 milionë euro ishte shuma që kërkohej të paguhej nga ish-kampionët italianë, por italiani nuk pranoi të paguante kaq para për një lojtar të panjohur.

Norvegjezi atë kohë luante për Salzburgun, skuadër në të cilën u bë i famshëm.

Ishte Sebino Nela, ish-lojtari i Romës ai që bëri të ditur këtë detaj interesant.

“Dy vite më herët ai (Haaland) iu ofrua Romës për shifrën e 4 milionë eurosh. Mirëpo ata refuzuan dhe lojtari vazhdoi me Salzburgun”, deklaroi Sebino.

19-vjeçari po shkëlqen edhe te skuadra e Borussia Dortmundit, skuadër në të cilën u transferua këtë afat kalimtar dimëror për shifrën e 20 milionë eurove.

Në gjashtë ndeshje me Verdhezinjët në të gjitha garat, lojtari ka arritur të shënojë 10 gola. Me një mesatare për afro dy gola për një ndeshje. /


Shtuar 20.02.2020 11:37