Vdekja e minatorit, MEI-Bashës: Politikë me viktimat
Update - Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka reaguar pas akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha duke u shprehur se po spekulon dhe po përdor politikisht rastin në fjalë ende pa pritur hetimet.

Përmes një deklarate për mediat, MEI thotë se gjatë tetë viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, zonat minerare u parcelizuan në mënyrë kriminale.

"Ministria e Energjisë dhe Industrisë i kujton opinionit publik se gjatë tetë viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, zonat minerare u parcelizuan në mënyrë kriminale. Qeveria e mëparshme lëshoi mbi 1200 leje minerare pa pyetur për kriteret e sigurisë së punës për minatorët dhe as për të ardhurat në Buxhetin e Shtetit.
Në më shumë se një vit e gjysmë qeverisje, kemi kryer kontrolle të vazhdueshme dhe të befasishme në subjektet minerare në të gjithë vendin. Kontrolle që nuk ishin bërë prej shumë vitesh duke lënë minatorët në mëshirën e fatit. Janë anuluar mbi 200 leje minerare të cilat nuk respektonin kriteret e sigurisë dhe nuk shlyenin detyrimet që kishin ndaj shtetit. Janë pezulluar pjesërisht në aktivitetin e tyre qindra subjekte të tjera deri në plotësimin e kushteve të sigurisë. Janë fshirë nga regjistrat mbi 300 leje të tjera të cilat rezultonin fiktive, abuzive dhe pa asnjë aktivitet minerar", thuhet në deklaratën e MEI-t.

10:03 - Me anë të një postimi në Facebook kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për humbjen e jetës së një minatori ditën e djeshme në minierën e Munellës në Pukë.

Përveçse i shpreh ngushëllimet familjes së Gjovalin Ndrecës për humbjen e të dashurit të tyre, Basha akuzon qeverinë Rama se i ka lënë minatorët në mëshirë të fatit.

Sipas tij, në një vit ka patur më shumë viktima në miniera, si asnjëherë më parë pasi braktisja ndjehet kudo. /albeu.com/

Postimi i plotë i Bashës në Facebook:

"Tragjedi njerezore dhe indiference qeveritare ne minierat shqiptare.

Dje vdiq nga shembja e galerise ne Munelle, Gjovalin Mark Ndreca, baba i dy femijeve, nga fshati Kimez, i komunes Gjegjan. Familjes Ndreca dua ti percjell edhe publikisht ngushellimet e mija per humbjen dhe dhimbjen e madhe.
Asnje fjale nga kryeministri dhe manaret e tij. Heshtje dhe indiference qe vret. Jetet e minatoreve nuk kane asnje vlere. Deri dje hidhnin lot krokodili per cdo aksident miniere dhe betoheshin se do rrisnin sigurine por kur erdhen ne pushtet i braktisen edhe minatoret si shume njerez te punes.

Ne 1 vit e gjysem ka patur me shume viktima ne minierat shqiptare se asnjehere me pare. Braktisja ndihet kudo.
Kryeministri dje jepte shfaqje me keca dhe manare por nuk gjeti kohe as te ngushellonte njerezit qe flijoheshin ne minierat e vendit. Kjo qeveri e ka hallin dhe mendjen vetem tek vetja".
Shtuar më 15/02/2015, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori